Mblidhet KQZ, caktohet bashkia ku më 6 mars do të aplikohet votimi elektronik

218
Sigal

KQZ ka zgjedhur bashkinë e Vorës ku do të aplikohet projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik të votave në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Lajmi është bërë vetë publik nga KQZ.

Rikujtojmë se për herë të parë ky projekt pilot u zbatua në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar në njësinë nr.5 në Tiranë.

Rikujtojmë se zgjedhjet e 6 marsit do të zhvillohen në këto bashki: Durrës, Shkodër, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.