Mblidhet Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, 3 vendimet e miratuara

211
Sigal

Më 3 shkurt 2021, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare.

Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

-të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%

-të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 0.1%

-të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 0.90%