Mblidhet Këshilli Ekonomik i Tiranës, lehtësohen procedurat tatimore dhe shkurtohet koha e marrjes së përgjigjeve për bizneset

575
Sigal

Veliaj: “Nga
1 Janari, procedura të lehtësuara tatimore për 50 mijë biznese; jo rritje
taksash në buxhetin e 2017”

 

Nga 1 Janari
2015, bizneset apo individët që kryejnë aktivitet ekonomik në Bashkinë e
Tiranës do të përfitojnë procedura më të lehta tatimore, çka do t’u kursejë më
shumë kohë në marrjen e shërbimeve të nevojshme nga administrata tatimore. Nga
ky vendim përfitojnë 50 mijë bizneset që veprojnë në kryeqytet. Lajmin e bëri
të ditur sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së
Këshillit Ekonomik të Tiranës, ku ai prezantoi edhe disa nga masat lehtësuese,
që u vijnë në ndihmë bizneseve dhe aktiviteteve të tjera ekonomike në Tiranë.

 

“Duke nisur
nga 1 janari, kushdo që bën biznes në Tiranë apo dëshiron të krijojë një biznes
të ri, jo vetëm që do të dorëzojë më pak dokumente pranë sporteleve të tatimeve
lokale, por do të marrë përgjigje thuajse 2-3 herë më shpejt se më parë për
shqetësimet apo kërkesat e veta siaps ligjit. Në këtë mënyrë, u vijmë në ndihmë
50 mijë bizneseve që janë aktive në Tiranë, të cilat në përditshmërinë e tyre
kanë një marrëdhënie konstante me zyrën e taksave lokale. Nuk flas për një
numër të vogël kërkesash apo ankesash. Janë rreth 30 mijë kërkesa çdo vit,
rreth 2470 biznese, që çdo muaj paraqiten pranë sporteleve të Tatimeve lokale”,
tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj theksoi se këtë vit të dytë buxhetor
bashkia synon të mbështesë sipërmarrjen, qoftë nëpërmjet mbështetjes së
drejtpërdrejtë, ashtu edhe nëpërmjet lehtësirave procedurale tatimore.

 

“Angazhimi
im është që në këtë vit të dytë të mandatit tim, pasi ka kaluar faza e
emergjencave të vitit të parë, do të jetë edhe një fokus më i madh për të
promovuar sipërmarrjet lokale dhe të gjithë ata që bëjnë biznes të ndershëm në
qytetin tonë, si dhe çfarë mund të bëjë bashkia për t’ia bërë më të lehtë
jetën, po sigurisht për të ndihmuar me infrastrukturë apo me të gjithë lehtësirat
e nevojshme për të pasur histori të suksesshme biznesi”, tha Veliaj. Duke bërë
një prezantim të detajuar të këtyre lehtësirave, kryetari i Bashkisë përmendi
se një prej procedurave të lehtësuara është edhe ajo për vërtetimet e likujdimeve
të detyrimeve vendore.

 

“Deri dje
kjo ka qenë një procedurë që zgjaste 3 ditë; tre ditë për të marrë një vërtetim
dhe kur ishte ditë fundjave shkonte deri në 5 ditë. Nga 1 janari 2017, të gjitha
bizneset e Tiranës që do aplikojnë për t’u pajisur me vërtetim likujdim
detyrimesh do të duhet të dorëzojnë në sportelin e taksave lokale vetëm
kërkesën dhe kopjen e kartës së identitetit. Vetëm kaq dhe do të pajisen me
vërtetim, jo pas tre ditësh, por brenda ditës, duke mos humbur kot kohë”, tha ai.
Një tjetër procedurë që do të lehtësohet është edhe ajo për kërkesat online,
për të cilat kërkoheshin një numër i madh dokumentesh, si dhe një kohë e gjatë
për marrjen e përgjigjes.

 

“Edhe për kërkesën
apo ankesën online kërkoheshin një mal me dokumente. Sa i përket afatit kohor
për të trajtuar një kërkesë apo ankesë të tillë, administratës së taksave
vendore i duheshin plot 30 ditë. Propozimi ynë është ky: Duke nisur nga 1 Janari
2017, pjesa dërrmuese e kërkesave e ankesave online do trajtohet brenda 15
ditëve, ndërkohë që reduktojmë ndjeshëm edhe dokumentet e kërkuara: përveç
kërkesës apo ankesës së depozituar online, bizneset thjesht do plotësojnë një
formular vetëdeklarimi, ku e deklarojnë që kanë paguar këto taksa, duke i qëndruar
të vërtetës së këtij formulari sepse mbajnë përgjegjësi nëse japin informacion
të rremë”, shtoi Veliaj. Në total, bëhet fjalë për 6 procedura tatimore që
lehtësohen, si sa i përket dokumentacionit, por edhe për të cilat shkurtohet
koha për marrjen e përgjigjes.

 

Duke u ndalur
te buxheti i vitit të ardhshëm, Veliaj informoi përfaqësuesit e biznesit se do
të vijë me rritje të ndjeshme në krahasim me buxhetin e vitit 2016, në mbështetje
të nxitjes së investimeve dhe rritjes së punësimit. “Buxheti i vitit të
ardhshëm do të jetë shumë më ambicioz se ai që kemi sot. Kemi parashikuar që të
rrisim me 10% buxhetin e Bashkisë së Tiranës për 2017. T’ju jap një rezultat
konkret të efektit që kanë pasur investimet në punësimin e qytetit: sipas llogarive
tona, në 100 kantiere ku punohet aktualisht në Tiranë, janë 10 mijë vetë të
punësuar dhe unë besoj se edhe bashkia ka një rol aktiv, duke qenë se është
shpenzuesi i dytë më i madh pas qeverisë qendrore. Më vjen mirë që kemi
mbërritur në atë fazë ku mund të themi se vetëm nga punët e hapura në Tiranë
janë 10 mijë vetë që çojnë një rrogë në shtëpi”, u shpreh Veliaj. Gjithashtu, kryebashkiaku
tha se buxheti i ardhshëm dhe paketa fiskale që e shoqëron atë nuk do të sjellë
asnjë rritje taksash dhe tarifash, çka do të thotë më shumë mundësi për zhvillimin
e biznesit.

 

“Do të
shkojmë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak duke mos propozuar asnjë rritje takse
apo tarifash për biznesin, as për familjarët. Siç kam premtuar, këtë vit nuk do
të ketë asnjë qindarkë rritje taksash apo tarifash vendore, duke shpresuar se
menaxhimi i mirë do të na çojë në një qytet më të suksesshëm”, u shpreh Veliaj.
Ai theksoi se për vitin e ardhshëm është planifikuar që të vazhdojë realizimi i
një sërë projektesh të tjera mëdha. Veliaj përmendi ndërtimin e dy terminaleve
për autobusët, Pazarin e Ri, Bulevardi i Ri, projektin e rehabilitimit të Lumit
të Tiranës, Sheshin “Skënderbej”, etj. Kryebashkiaku tha se për të gjithë
punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe ndërmarrjeve në varësi të saj për vitin e
ardhshëm do të ketë edhe rritje të pagës.

 

 

STANDARTIZIM
DHE THJESHTIM I PROCEDURAVE TATIMORE LOKALE

 

 

 

Procedura
për pajisje me vërtetim për likujdim detyrimesh (350 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni
i kërkuar:

Kërkesë nga
subjekti;

Kopje të
kartës së identitetit të administratorit;

Certifikatë
familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i
pageses se takses se prones;

Vertetim i
pageses se takses se baneses.

 

Afati: 3
ditë

Bëhet:

Dokumentacioni
i kërkuar:

Kërkesë nga
subjekti;

Kopje të
kartës së identitetit të administratorit.

 

Afati: 1
ditë

 

 

Procedura e
kërkesë/ankesë on-line (55 aplikime/muaj)

 

Ishte:

 

Dokumentacioni
i kërkuar:

 

Kërkesë/ankese
online nga subjekti;

Kopje të
kartës së identitetit per administratoret e huaj;

Certifikatë
familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i
pageses se takses se prones;

Vertetim i
pageses se takses se baneses;

Ose vertetim
qe nuk disponon banese.

 

 

Afati: 30
ditë

 

Bëhet:

 

Dokumentacioni
i kërkuar:

 

Kërkesë/ankese
online nga subjekti;

Kopje të
kartës së identitetit per administratoret e huaj;

Formular
vetedeklarimi per taksen e prones.

Afati: 15
ditë

 

 

 

Procedura e
verfikimit në terren  (950 aplikime në
muaj)

 

Ishte: Afati
ligjor: 30 ditë

Bëhet: Afati
i realizimit: 10 ditë

 

Hapa per t’u
realizuar ne 2017:

A –
Dixhitalizimi i Arshives që tashmë është sistemuar në DPTTV;

B –
Informatizimi i proçesit të kërkesë/ankesave;

C – Pajisja
me palmar për verifikim në kohë reale.

Procedura  për trajtimin e kërkesë-ankesave në aspektin
juridik të bizneseve (30 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni
i kërkuar:

Kërkesë/ankese
nga subjekti;

Kopje të
kartës së identitetit per administratoret e huaj;

Certifikatë
familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i
pageses se takses se prones;

Vertetim i
pageses se takses se baneses;

Ose vertetim
qe nuk disponon banese.

 

Afati: 30
ditë

Bëhet:

Dokumentacioni
i kërkuar:

Kërkesë/ankese
nga subjekti;

Kopje të
kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;

Formular
vetedeklarimi per taksen e prones.

 

Afati: 10
ditë

 

Procedura  për trajtimin e kërkesë-ankesave në aspektin
juridik të bizneseve (30 aplikime/muaj)

 

Ishte:

Dokumentacioni
i kërkuar:

Kërkesë/ankese
nga subjekti;

Kopje të
kartës së identitetit per administratoret e huaj;

Certifikatë
familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i
pageses se takses se prones;

Vertetim i
pageses se takses se baneses;

Ose vertetim
qe nuk disponon banese.

 

Afati: 30
ditë

Bëhet:

Dokumentacioni
i kërkuar:

Kërkesë/ankese
nga subjekti;

Kopje të
kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;

Formular
vetedeklarimi per taksen e prones.

Afati: 10
ditë

 

 

Procedura  për rimbursim shume paguar tepër në llogari
bankare (5 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni
i kërkuar:

Kërkesë nga
subjekti;

Flete-detyrimi;

Ekstrakt i
QKB;

Fotokopje e
kartes se identitetit;

Vertetim
IBAN.

 

Bëhet:

Dokumentacioni
i kërkuar:

Kërkesë nga
subjekti;

Kopje të
kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;

Vertetim
IBAN.

 

Regjistrimi
i një biznesi të ri pranë DPTTV-së (260 aplikime/muaj)

 

Ishte:

Dokumentacioni
i kërkuar:

Fotokopje e
NIPT;

Certifikate
familjare e 3 muajve te fundit;

Ekstrakt i
QKB;

Fotokopje e
kartes se identitetit;

Kontrate
qeraje dhe dokumenti i pronesise;

Vertetim i
pageses se takses se baneses;

Ose vertetim
qe nuk disponon banese.

 Afati: 30 dite

Bëhet:

Dokumentacioni
i kërkuar:

Fotokopje të
kartës së identitetit;

Kontrate
qeraje dhe dokumenti i pronesise;

Formular
vetedeklarimi per pagesen e takses se prones.

Afati: 15
dite