Mbledhja e Këshillit të Sigurimit/ Presidenti Begaj kërkon Rishikimin dhe hartimin e dokumenteve strategjikë

91
Sigal

Presidenti i Republikës Bajram Begaj mblodhi këtë të hënë pasdite Këshillin e Sigurimit Kombëtar me qëllim analizimin e gjendjes të sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023.

“Viti  që lamë pas, i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare. Sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat digjitale. Në aspektin rajonal, pati përpjekje nga shtete me interesa jo-miqësore për frenimin euroatlantik të tij”, citohet të ketë deklaruar në nisje të mbledhjes kreu i shtetit.

Presidenti Begaj kërkoi që të trajtohen me prioritet procesi i Rishikimit dhe hartimit të dokumenteve strategjikë, Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, dokumenteve strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, emergjencave civile, si dhe strategjive sektoriale, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Këto dokumente nuk duhet të jenë thjesht dokumente formalë, duhet të jenë të mirëbuxhetuara dhe sigurojnë përdorimin në mënyrë të koordinuar dhe harmonizuar të instrumenteve të fuqisë kombëtare në garantimin e sigurisë, nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rrisin mirëqënien e qytetarëve, dhe sigurojnë mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtar të Republikës së Shqipërisë.