Mbi disa zhvillime dhe arritje bashkëkohore të Shoqatave Oftalmologjike Shqiptare

573
Dr.Ndue Bardhi
Në një vështrim të përgjithshëm, rezulton se në vendin tonë, komuniteti i mjekëve okulistë ose oftalmologë, është relativisht i vogël në krahasim me shumë specialitete të tjera të mjekësisë shqiptare.

Që prej vitit 1992 dhe në vazhdim shumica e mjekëve okulistë shqiptarë që punojnë brenda ose jashtë vendit tonë, si edhe mjekët okulistë të huaj, por që punojnë prej vitesh në vendin tonë, e kanë ushtruar veprimtarinë e tyre profesionale duke qenë të organizuar në dy shoqata shqiptare me karakter kombëtar, në Shoqatën Oftalmologjike Shqiptare (SHOSH) dhe në Shoqatën Shqiptare të Kirurgëve të Kataraktit dhe Refraksionit (SHKR). Shoqata e përgjithshme dhe kryesore është Shoqata Oftalmologjike Shqiptare (SHOSH), e cila është themeluar në vitin 1992 , sipas procedurave ligjore të kohës. Të detyruar nga ndryshimet ligjore, që ndodhen pas disa viteve në vendin tonë, pikërisht pas realizimit të zgjedhjeve për Organet Drejtuese të SHOSH të vitit 2009, Bordi Drejtues i Shoqatës , realizoi në muajt e parë të vitit 2010 , riorganizimin dhe rikonstruksionin e saj, duke përpiluar Statutin dhe Aktin e ri të themelimit të SHOSH. Riorganizimi dhe rikonstruksioni i saj në vitin 2010, u bë i domosdoshëm për shkak të ndryshimeve ligjore të kohës “ Për Organizatat Jofitimprurëse” në vendin tonë. Bazuar në Vendimin e Bordit Drejtues të Shoqatës , Statutin dhe Aktin e ri të Themelimit të SHOSH, datë 24.02.2010, pas vlerësimit të dokumentacionit dhe kërkesës përkatëse të Kryesisë së SHOSH për regjistrimin si Person Juridik të Shoqatës Kombëtare Okulistike , Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, vendosi pranimin e kërkesës tonë dhe regjistrimin e saj si Person Juridik, me Vendim Nr. 2795 , datë 08.03.2010. Riorganizimi dhe rikonstruksioni i ndodhur në vitin 2010, kishte të bënte me disa ndryshime jo esenciale , kryesisht juridike, duke e ruajtur emërtimin dhe vazhdimësinë historike të mëparshme,duke mos i prekur aspak në thelb , qëllimin dhe objektivat e saj , për të cilat ishte themeluar në vitin 1992. Për pasojë, regjistrimi si Person Juridik i Shoqatës Kombëtare Okulistike me emërtimin përkatës , me kohëzgjatje të veprimtarisë së saj të pakufizuar, bëri të mundur realizimin e logos si edhe vulës të re digjitale me mbishkrimin “ Shoqata Oftalmologjike Shqiptare”, (SHOSH) , në vazhdim të vulës të mëparshme . SHOSH , ka pasur vazhdimisht dhe do të ketë edhe në të ardhmen si qëllim dhe objektiv të veprimtarisë të saj: “Ngritjen e nivelit teknik dhe shkencor të anëtarësisë të vet, për të përhapur përvojën e përparuar të kolegëve vendas dhe të huaj , duke rritur nivelin e punës klinike dhe diagnostikuese , për të nxitur iniciativën për punë kërkimore dhe shkencore , për të mbrojtur të drejtat e anëtarëve të saj , si edhe për të krijuar lidhjet dhe bashkëpunimin në shoqatat analoge të huaja”. Në vendin tonë, numri total i okulistëve shqiptarë dhe të huaj, që jetojnë ne vendin tonë, rezulton të jetë 148 persona . Nga këta 36 persona janë në pension ose të larguar për arsye të ndryshme, pavarësisht se mund të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre të lirë si okulistë, ndërsa 16 persona të tjerë janë mjekë specializantë okulistë, në Klinikën Okulistike Universitare të Tiranës. Në përfundim, konstatojmë se janë 100 mjekë okulistë shqiptarë dhe të huaj , duke përfshirë të gjithë grupmoshat, që vazhdojnë të punojnë në institucionet shtetërore dhe private të vendin tonë. Për arsye të ndryshme, që nuk ia vlen të analizohen , rezulton se deri tani , bazuar në Statutin e shoqatës, anëtarë të SHOSH janë 82 persona, pra, deri tani, vetëm 82 % e numrit të përgjithshëm të okulistëve të rinj e të vjetër janë anëtarë aktivë e të përhershëm të shoqatës. Nga viti 1992-2009 nga SHOSH janë organizuar disa Mbledhje , Simpoziume Klinike të veçanta, si edhe deri në nëntë Konferenca Kombëtare Shkencore të rëndësishme,me tematika të ndryshme shkencore dhe sociale. Përveç kësaj , në vitin 2007, me kërkesën e ardhur nga Bordi Drejtues i Shoqatës së Kirurgjisë të Kataraktit e Refraksionit të vendeve të Evropës Juglindore (SEEOS), nga një grup nismëtar okulistësh shqiptarë , kryesisht okulistë-kirurgë të vendit tonë, u themelua Shoqata tjetër shqiptare e okulistëve me emërtimin: “Shoqata Shqiptare e Kirurgëve të Kataraktit dhe Refraksionit”(SHKR), si një shoqatë bijë dhe ndihmuese e shoqatës së mëparshme , me karakter kombëtar. Me vendimin N.2131, datë 17.12.2007, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka vendosur pranimin e kërkesës së shoqatës me emërtimin e mësipërm si edhe regjistrimin e saj si Person Juridik. SHKR, duke qenë një shoqatë bijë dhe ndihmuese e SHOSH , si edhe për shkak të numrit të pakët të okulistëve që merren me kirurgjinë e kataraktit dhe refraksionit në vendin tonë , rezulton të jetë një shoqatë më e vogël dhe me veprimtari me të kufizuar se sa SHOSH dhe, për pasojë anëtarësia e saj është relativisht e vogël, deri në 28 persona , kryesisht okulistë – kirurgë. Gjatë vitit 2017 , janë zhvilluar zgjedhjet e radhës për Organet Drejtuese te SHKR , gjatë të cilave kanë ndodhur edhe disa ndryshime ne Kryesinë e saj. Listat emërore të anëtarësisë së Shoqatave Shqiptare të Okulistëve të vendit tonë si edhe të Organeve Drejtuese të tyre , janë tashmë transparente dhe të ekspozuara në websitet e shoqatave (SHOSH & SHKR) në shqip dhe anglisht. Aktiviteti i parë i SHKR brenda vendit tonë u organizua me datën 26 Nëntor 2011, në Tiranë , Shqipëri, me temë: “Zhvillimet oftalmologjike shqiptare dhe tendencat aktuale të kirurgjisë së kataraktit dhe refraksionit”. Në punimet e aktivitetit shkencor dhe social të SHOSH dhe SHKR , datë 26 Nëntor 2011, në Tiranë , morën pjesë shumë okulistë nga vendi ynë, si edhe nga vendet fqinje e të rajonit, si Kosova, Maqedonia, Greqia. Duke u bazuar ne vlerësimin dhe konsideratat jo vetëm të mjekëve okulistë shqiptarë nga Shqipëria , Kosova dhe Maqedonia, por edhe sidomos të delegatëve, përfaqësues te HSIOIRS nga Athina, Greqia, u propozua nga të gjithë që aktiviteti i sipërpërmendur të konsiderohet dhe të emërtohet si Kongresi i parë i Shoqatës Oftalmologjike Shqiptare (SHOSH) dhe Konferenca e parë e Shoqatës Shqiptare të Kirurgëve të Kataraktit dhe Refraksionit ( SHKR). Fot.1 
Kongresi I i SHOSH, 26 nëntor 2011, Tirane. Paneli i drejtimit te një seance. (Kryetari i SHOSH dhe SHKR, si edhe Delegatet e HSIOIRS , nga e djathta ne te majte: Dr. N. Bardhi , President i SHOSH dhe SHKR ; Dr.I.Panagopoulos, anëtar i Bordit Drejtues HSIOIRS ; Dr. D.Kiroydis Sekretar i HSIOIRS ; Dr.Spyros Georgaras, President i SEEOS dhe te HSIOIRS; M.Balidis, anëtar i Bordit Drejtues te HSIOIRS ) 
Që prej vitit 2010 e në vazhdimësi deri në vitin 2017 , të dy shoqatat kombëtare okulistike (SHOSH dhe SHKR), kanë organizuar çdo vit aktivitete kombëtare shkencore të përbashkëta. Gjatë këtyre viteve (2010-2017), ato kanë funksionuar dhe vepruar së bashku, si një organizëm kombëtar dhe unik, në rolin e një unioni të posaçëm kombëtar të okulistëve shqiptare të vendit tonë dhe rajonit. Është e rëndësishme të përmendim se në aktivitetet tona vjetore pjesëmarrja e mjekëve okulistë nga Kosova ka qenë masive pothuajse çdo vit dhe, se në Kongresin e VI Kombëtar të SHOSH, morën pjesë si të ftuar të veçantë, disa përfaqësues të shoqatave analoge të rajonit , të Shoqatës të Oftalmologëve të Kosovës (SHOFK) dhe të SOE . (Foto nr.2, 3,4,)
Kongresi i VI i SHOSH, date 26 nëntor 2016, Tirane. Moderatorët e hapjes se aktivitetit : Ne podium , Prof.Dr.N.Salihu , Kryetar i SHOFK , duke mbajtur fjalën e përshëndetjes. Moderatorët, nga e majta ne te djathte: Prof.Dr .P.Lutaj , Shef i Dep. te ORL –Okulistikës; Dr.N.Bardhi, President i SHOSH dhe SHKR, Dr.N.Qafa, N/Kryetar i SHOSH). 
Kongresi VI i SHOSH, date 26 nëntor 2016 , Tirane. 
Dr. S.Seregard, përfaqësues i SOE , duke marre Certifikatën e Mirënjohjes, të dhënë nga Kryesia e SHOSH. 
Kongresi VI i SHOSH, date 26 Nëntor 2016 , Tirane. 
Dr.A.Nikolakopoulos , delegat i HSIOIRS, nga Selaniku , Greqi, duke marrë Certifikatën e Mirënjohjes, të dhënë nga Kryesia e SHOSH . 
Kongresi i radhës do të jetë Kongresi i VII Kombëtar i SHOSH ( Konferenca e XVII Kombëtare e SHOSH dhe Konferenca e VII Kombëtare e SHKR), planifikuar për t’u mbajtur gjatë vitit të ardhshëm kalendarik , datë 25-26 Maj 2018 ,në Hotel Tirana Internacional, në Tiranë. Është e rëndësishme të dihet se , që prej prillit 2010, të dy shoqatat shqiptare të okulistikës kanë tashmë vulat dhe logot e tyre, si edhe web-sitet përkatëse në gjuhën shqipe dhe angleze : www.shosh-al.com & www.shkr-al.com në të cilat mund të merret informacioni i nevojshëm nga personat e interesuar, në çdo kohë.

• Interesim të menjëhershëm dhe të veçantë për veprimtarinë dhe ecurinë e SHOSH, që prej vitit 2010 , ka paraqitur, sidomos, Akademia Amerikane e Oftalmologjisë (AAO).
• Me datën 24 Maj 2011, AAO i siguroi anëtarësisë së interesuar të SHOSH , akses falas , në lidhje me sigurimin e informacionit shkencor nga Libraria e AAO, ne Rrjetin e saj të Edukimit “Education One Network”. Pas një bashkëpunimi të frytshëm në vazhdimësi, me datën 12 Gusht 2013, u realizua përfundimisht marrëveshja zyrtare midis AAO dhe SHOSH, e firmosur nga përfaqësuesit e të dy palëve , me qëllimin e sigurimit të bashkëpunimit për Edukimin në Vazhdim të anëtarësisë së shoqatave tona okulistike. 
• Në atë kohë , pra në datën 27 Shtator 2013, në një informacion të shkurtër të dërguar tek Kryesia e SHOSH , Drejtuesit e AAO dhe të Bordit Botues të revistës “Academy Express” shpreheshin: “Ne jemi shumë të kënaqur të lajmërojmë se Shoqata Oftalmologjike Shqiptare ( SHOSH) i është bashkuar Edicionit Evropian të Academy Express – (Evropian Edition – Academy Express). Si rezultat i kësaj , ju do të përfitoni nga të dhënat e fundit shkencore të shpërndara nga i gjithë rajoni përreth”.
• Në vitin 2015, SHOSH është pranuar zyrtarisht si anëtare e Shoqatës Oftalmologjike Evropiane, (SOE).
• Në Qershor të vitit të kaluar 2016 si edhe të vitit në vazhdim 2017, respektivisht me datën 4 Qershor 2016 në Beograd , Serbi dhe, me datën 9 Qershor 2017, në Barcelonë, Spanjë, përfaqësues të Kryesisë të SHOSH kanë marrë pjesë në Mbledhjen Vjetore të Bordit Drejtues të SOE 2016 dhe SOE 2017.( Foto nr.5 ).
Mbledhja vjetore e Bordit Drejtues të SOE 2016 , date 4 Qershor 2016, Beograd , Serbi. (Në rreshtin e parë, i pesti nga e djathta , përfaqësuesi nga Shqipëria, Dr.N.Bardhi , President i SHOSH dhe SHKR).
• Gjatë vitit 2017 ka pasur një interesim të veçantë të Këshillit Ndërkombëtar të Oftalmologjisë (KNO) ( International Council of Ophthalmology- ICO), për të krijuar lidhje dhe bashkëpunim me SHOSH.
• Pas disa procedurave paraprake , takimi i parë Kryesisë së SHOSH me përfaqësuesit të KNO(ICO), u realizua me datën 11 Qershor 2017, në ambientet e organizmit të Kongresit të SOE 2017, në Barcelonë , në Spanjë. (Foto nr.6)
Takimi i Kryesisë se SHOSH me përfaqësues te Këshillit Ndërkombëtar te Oftalmologjise ( ICO), datë 11 qershor 2017, Spanjë, Barcelonë. (Në mes të tyre, përfaqësuesi nga Shqipëria , Dr. N.Qafa , N/Kryetar i SHOSH dhe Kryetar i SHKR).
• Duke u bazuar në interesimin e KNO (ICO) për të bashkëpunuar dhe për të ndihmuar anëtarësimin e Shoqatës tonë okuliste, të SHOSH , kryesia e SHOSH , ka dërguar aplikimin përkatës , me qëllimin e realizimit të anëtarësimit të SHOSH, në të ardhmen shumë të afërt , në strukturat e KNO (ICO) , duke qenë se KNO(ICO) është një organizëm shumë i rëndësishëm i Oftalmologjisë Ndërkombëtare dhe me shumë interes për anëtarësinë e Shoqatave Okulistike Shqiptare të vendit tonë , në Shqipëri. Ambiciet tona për nivele më të larta të organizimit të zhvillimit të edukimit të anëtarësisë si edhe të organizimit e të zhvillimit me suksese më të mëdha të aktiviteteve kombëtare dhe shkencore, na krijon bindjen dhe besueshmërinë absolute për të qenë edhe në të ardhmen anëtarë dhe partnerë të denjë të organizmave dhe të shoqatave të tjera analoge të vendeve të Evropës, të SHBA dhe pse jo, mbarë botërore, sidomos të AAO, KNO (ICO) dhe SOE, pavarësisht, se ne akoma vazhdojmë të jemi një vend në zhvillim e sipër , në rajon dhe në botë.
Sigal