Mbi 650 mijë qytetarë të thirrur për të votuar, ja sa marrin pjesë për herë të parë në zgjedhje

153
Sigal

Janë mbi 650 qytetarë të thirrur sot për të votuar në 6 bashki të vendit në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë:

1. Bashkia Shkodër, qarku Shkodër;
2. Bashkia Dibër, qarku Dibër;
3. Bashkia Durrës, qarku Durrës;

4. Bashkia Vorë, qarku Tiranë;
5. Bashkia Rrogozhinë, qarku Tiranë;
6. Bashkia Lushnjë, qarku Fier.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote.
10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë.

135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. 941 është numri i qendrave të votimit.

Lista online e zgjedhësve, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi vendore Verifikimi