Mbetet në letër shembja e objekteve mbi amfiteatrin antik të Durrësit

Tre vjet pas nënshkrimit të memorandumit që synon menaxhimin e integruar të zonës arkeologjike A të qytetit të Durrësit, amfiteatri antik ka të njëjtën pamje me ditën kur u zhvillua ceremonia tripalëshe. Një nga pikat e këtij dokumenti të firmosur nga titullarët e Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë së Durrësit, si dhe nga drejtuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim parashikonte edhe “strehimin post-tërmet të familjeve në zonën arkeologjike”. Klauzola është kundërshtuar nga pronarët e shtëpive të ndërtuara mbi amfiteatrin antik. “Ekspertizat e Institutit të Ndërtimit, që i konsideronin të dëmtuara godinat e pjesës lindore të amfiteatrit u kundërshtuan nga familjarët, të cilët provuan të kundërtën, atë të gjendjes normale të banesave edhe pas goditjes sizmike”, u shpreh banorja. Sakaq Bashkia u tërhoq nga synimi i saj për t’i sistemuar familjet në banesat e reja në lagjen Spitallë, 5 kilometra larg qendrës së qytetit. Marrëveshja tripalëshe midis Fondit, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Durrës është pjesë e një projekti ambicioz që parashikon ndërhyrje në të dy anët e bulevardit “Epidamn”, që njihet më shumë si rruga “Tregtare”.

Për realizimin e plotë të tij pritet prishja e plotë apo e pjesshme e 202 banesave, një numër mjaft i madh që duket se do të kërkojë kohë.

Sigal