Mbërrin sot në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias

460
Sigal

Mbërrin sot në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias.

Pritet të jepet opinioni përkatës sa u takon çështjeve të deleguara, që janë kërkesa e Metës për Kushtetuesen dhe rishikimi i paketës antishpifje.

Në agjendën e tyre përfshihen takimet me disa nga autoritetet e larta shtetërore.

Mësohet se të hënën delegacioni do të pritet në takim nga kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi (10 shkurt), në orën 9:15 në ambientet e Parlamentit.

Të martën më 11 shkurt, delegacioni do të pritet nga Presidenti Ilir Meta në ambientet e presidencës në orën 10:00. Më pas ata do të kenë një takim me Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca në orën 15:15.