Mbaruan furgonat?! Efektivët e policisë shoqërojnë qytetarët në komisariat me Range Rover

Qytetarë të shumtë janë dukë u shoqëruar nga uniformat blu, për shkak se po protestojnë për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit.

Në qytete të ndryshme të Shqipërisë efektivët janë parë duke marrë forcërisht protestuesit për t’i shoqëruar në komisariat.

Sigal

Por, siç duket tashmë numri i mjetevë të Policisë së Shtetit nuk mjafton për të shoqëruar protestuesit dhe për këtë arsye policia ka gjetur një mënyrë “brilante” për të shoqëruar qytetarët në komisariat. Efektivët e policisë tashmë po shoqërojnë qytetarët me një Range Rorver, të cilin thuhet se e përdor Drejtori i Policisë në këtë zonë.