Maturantët nuk tërhiqen, edhe nesër protestë para Ministrisë së Arsimit, ja çfarë i kërkojnë Shahinit

315
Sigal

Protesta e maturantëve do të vijojë edhe ditën e nesërme para Ministrisë së Arsimit. Pas dy ditëve rresht, nesër ata do të jenë sërish para Ministrisë së Arsimit, në ora 11:00, nën moton “Prano ose largohu”.

Maturantët kërkojnë rishikimin e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë duke u shprehur të pakënaqur për nivelin e provimeve, ndaj edhe janë mbledhur para këtij institucioni, në pritje të një reagimi nga kjo e fundit.

Gjithashtu,  ata kanë kërkuar rivlerësim të testit dhe uljen e kufirit për notën 9 dhe 10. Kujtojmë se maturantët kanë bllokuar edhe rrugën e Durrësit.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit është e vendosur që provimi të mos përsëritet.

Gjatë ditës së sotme, përveç Tiranës, ka patur protesta edhe në Fier, Durrës dhe Shkodër.