Mat, reshjet e dendura të shiut shkaktojnë shembjen e 3 urave

575
Sigal

MAT – Vijojnë të raportohen dëme të reja të shkaktuar nga shiu i dendur i dy ditëve më parë kryesisht në zonat veriore të Shqipërisë.
 
Në rrethin e Matit, përveçse përmbytjeve të tokave bujqësore dhe disa shtëpive, janë shembur edhe tre ura duke vështirësuar qarkullimin në këtë zonë.
 
Bëhet e ditur se tre urat e shembura janë pjesë e Komunës së Baz, duke vështirësuar kështu akoma edhe më tepër qarkullimin e banorëve që jetojnë në fshatrat e kësaj zone.
 
Ndërkohë që në zonat e thella malore të Burrelit dhe Dibrës, kanë nisur reshjet e dëborës, kryesisht në komunën Kala e Dodës dhe në afërsi të Lurës. Deri tani nuk është raportuar për probleme në këto zona.