Maskat plagosin mesnatën e Krishtlindjes nënë e bir, banorët kërkojnë siguri

551
Sigal

SARANDË-Pikërisht në mesnatën e së mërkurës përfundonte festimet e Krishtlindjes, këto krishtlindje janë përgjakur. Ka ndodhur në komunën minoritare të Livadhjasë, pas mbarimit të festimeve… Ka qenë ora 01 e 30. në momentin kur është braktisur sheshi nga festuesit, dhe rreth 10 persona kanë hyrë në lokalin “Xhaferi”, ku kanë gjetur djalin e bashkëshortët Pandeli e Marjana Xhaferri. Mbi ta është ushtruar dhunë, terror dhe dëmtime fizike me thika e mjete të tjera. Të dëmtuarit janë transportuar në spitalin civil për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën sipas burimeve spitalore. Gjatë ditës së djeshme, policia ka shoqëruar disa persona dhe po vazhdon hetimet. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë kanë reaguar partia MEGA dhe organizata minoritare “OMONIA”. Sipas kreut të organizatës “OMONIA” për Sarandën, Llambi Pandeqi, “kjo ngjarje duhet parë në thellësi dhe jo përciptazi nga policia dhe shteti, pasi do dalin shumë gjëra”. “Pikërisht momentin e krishtlindjeve një bandë prej 10 vetash , e organizuar nga një person i identifikuar me precedentë penale nga Konispoli, hyn në lokalin e Sotir Xhaferrit në Livadhja (qendra e komunës me të njëjtin emër) dhe ushtruan dhunë dhe terror mbi gruan Marjana dhe djalin Pandeli, duke u shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe trup me mjete të rëna dhe me thika. Dhunuesit kanë qenë gjysma me maska e gjysma pa maska dhe kanë hyrë në lokal pas mesnate. Të dëmtuarit, nënë e bir, u transferuan për në spitalin e Sarandës, ku edhe pas dëmtimeve të rënda,janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur policia, ku përveç deponimeve të familjarëve , po përdor për hetime edhe pamjet filmike të kamerës së lokalit të vendosur nga pronari. “Rastet e vjedhjeve, dhunimeve, kërcënimeve, ku ka pasur edhe raste vdekjesh, në fshatrat e minoritetit grek po kthehen në traditë terrori, ndaj duhen marrë masa urgjente për parandalimin e ngjarjeve të tilla. Ne si parti, pas ngjarjes së Velahovës, i kemi kërkuar ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, që në komunat tona të ngrihen posta policie  dhe në ‘to të aktivizohen dhe policë nga vetë minoriteti. Por rastet e dhunimit shumohen dhe nuk shohim ndonjë përparim. Duhet ta dinë se, në minoritet ka plotë specialistë të policisë dhe ushtrisë që janë pa punë, dhe në radhët e policisë sot numërohen shumë pak minoritar”,-përfundon deklarata e MEGA për ngjarjen e Livadhjasë.