Mashtrohen blerësit/ “Djathi i bebes EKA” me vaj palme. Prokuroria fillon hetimet

19

Ne jemi çfarë hamë, por në shumë raste nuk e dime se çfarë konsumojmë, sepse kompani të ndryshme fshehin përbërësit duke mos i deklaruar në etiketë. Situata bëhet më alarmante kur këto produkte përdoren nga fëmijet e vegjël. Analizat e produktit janë dërguar në laboratorin e Mjekësise Veterinare në Shkup ku rezultoi se djathi i bebes EKA ka prani të vajit të palmës së padeklaruar.

Sigal

Ne jemi çfarë hamë, por në shumë raste nuk e dime se çfarë konsumojmë, sepse kompani të ndryshme fshehin përbërësit duke mos i deklaruar në etiketë. Situata bëhet më alarmante kur këto produkte përdoren nga fëmijet e vegjël.

AKU ka bllokuar 112 kg ‘djath bebe të shkrirë’ për mosdeklarimin e vajit të palmës në etiketë.

Analizat e produktit janë dërguar në laboratorin e Mjekësisë Veterinare në Shkup ku rezultoi se djathi i bebes EKA ka prani të vajit palmes së padeklaruar.

AKU e fshehu emrin e subjektit, por burime për Ora Neës bënë me dije se djathi i bebes është prodhuar nga kompania EKA me vendndodhje në Pezë.

Edhe pse AKU e ka detyrim ligjor komunikimin e riskut, nuk i ka njoftuar qytetarët për emrin e kommpanisë që mashtron konsumatorët duke mos deklaruar të gjitha të dhënat në etiketë.

Duke qenë se ky produkt konsumohet shumë nga fëmijët e vegjël, prindërit jo vetëm janë mashtruar, por është vënë në rrezik edhe shëndeti i fëmijëve.

Ora i është drejtuar me një kërkesë kompanisë EKA-2001 ku i ka kërkuar informacion për sasine totale të djathit të bebes të nxjerrë në treg me vaj palme të padeklaruar, njekohësisht i ka kërkuar një qëndrim në lidhje me dëmin që mund t’i ketë shkaktuar konsumatorëve.

Kompania EKA ka refuzuar t’i kthejë përgjigje kërkesës, por duke qënë se tregtimi i këtij produkti ka cënuar sigurinë konsumatore kemi shkuar në ambientet e firmës ku përgjegjësi i prodhimit nuk ka pranuar të prononcohet, por na ka bërë me dije se çështja ka shkuar në prokurori. Edhe pse na u premtua se nga ana e kompanisë do kemi një qëndrim, jo vetëm që nuk jemi kontaktuar në vazhdim, por përgjegjësi i prodhimit ka refuzuar t’i përgjigjet edhe telefonatave të gazetares. Mesa duket kompania që mashtron konsumatorët, nuk e ka problem ta bëjë këtë gjë edhe median. Nësë ky subjekt nuk mban asnjë përgjegjësi morale ndaj ushqimeve që i ofron qytetarëve, do i duhet të mbajë përgjegjësi ligjore pasi mashtrimi me produktet ushqimore dënohet nga 3 deri në 10 vite burg.