Masat – Moratoriumi i pyjeve, 5 kryetarë bashkie rrezikohen me ndjekje penale

579
Janë 5 bashki në vend që sipas inspektoriatit mjedisor nuk kanë respektuar detyrimet ligjore për moraturimin e pyjeve.

Ergys Agasi: Situatë shqetësuese dhe problematikë madhore ngelet në 5 bashki: Kurbin, Durrës, Shijak, Vorë dhe Kamëz. Nuk kanë implementuar ende detyrimet ligjore për ngritjen e strukturave dhe menaxhimin e fondit pyjor

Kryeinspektori Ergys Agasi la afat fundin e muajit mars për plotësimin e detyrimeve të pushtetit vendor, në të kundërt paralajmërin gjoba dhe ndjek penale për kryetarët e bashkive.

Ergys Agasi: “Nëse pas këtij afati kjo situatë shqetësuese nuk do të ndryshojë do të ndiqet dhe procedohet me masa administrative ose procedim penal për kryetarët e bashkive, siç e parashikon kuadri ligjor” 

Në analizën vjetore inspektoriati i mjedisit raporton për 82.2% më shumë inspektime krahasuar me vitet paradhëse. Ndërsa prerja e pyjeve 36% me pak krahasuar me vitin 2015. 
Sigal