Martanesh, plagoset rëndë minatori

634
Një minator është plagosur rëndë pas një shembjeje dheu në minierën e Martaneshit.
Minatori i plagosur, Avni Hepi është dërguar me helikopter në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Mësohet se minatori ka pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.
Disa ditë më parë, një tjetër minator humbi jetën gjatë një aksidenti në punë. Ngjarja ndodhi në një minierë kromi në zonën e Lajthizës, në Tropojë.
Sigal