Marjana Bulku: Një retrospektivë 10 -vjeçare në 110 -vjetorin e Vatrës

285
Sigal

Një këndveshtrim nga Marjana Bulku – Me rastin e 110-vjetorit të Vatrës

Vatra është liria e ëndërruar e shqiptarëve mërgimtarë por edhe atyre që e ëndërruan AMERIKEN  në SHQIPËRINË e vetburgosur , them unë qysh nga dita e parë që shkela në Vater me të madhen Tinka KURTI në krah e cila e mahnitur pas fotografive në muret e Vatrës njohu familjarë  të saj që nuk i kishte mundur ti takonte për së gjalli, pastaj ndaloi në minibustin e nënë Terezës e mori në duar  me fjalët “ Lutu për ne, Lutu për ne “,nisi të rrecitonte vargje që dikur  ia kishte kushtuar asaj.

Në fakt unë e kisha takuar vatrën  dhe vatranet  kohë më parë teksa promovohej vepra e Mal Berishës ; “ Jeta dhe veprimtaria e jashtzakonshme” Charls Telford Eriksonit për Shqipërinë dhe për shqiptarët “një amerikan i jashtzakonshem që e deshi SHQIPERINË jashtzakonisht , aty pashë për herë të parë vatranet fisnike që nën prezantimin dinjitoz  të autorit të vepres MAL Berisha, anëtar nderi i VATRES, donin, çmonin dhe respektonin aq shume njeri – tjerin, historitë e tyre sidomos ato të mundimit.

Aty njoha Agim Rexhen , një vatran fisnik që I dhuron sistematikisht Vatrës dhe çeshtjes kombetare: kohë , energji , para.

Aty njoha Harry Bajraktarin , këtë shqiptaro -amerikan të pakursyer për çeshtjen kombetare.

Aty njoha Gjon Bucajn fisnik ( ndjesë pastë ), Dritan Mishton , konsull ynë asaj kohë , Idriz Lamaj prej urtesisë të të cilit ke kaq shumë për të mësuar , etj  dhe keshtu Vatra mbeti tek une sa antike po aq edhe brilante por gjithmonë vitale sepse të tillë e mbante energjia që këta aktiviste të quajtur vatrane shkembenin me njeri- tjetrin.

Vatra u shnderrua në një  portë  që çeli dhjetra rrëfime në ciklin ‘ Nje jete disa histori’ që e zhvilloja në studion e Albanian Culture TV që për shumë vite qysh prej 1997 u shnderrua në Vater e vatres dhe e mbarë komunitetit shqiptaro- amerikan, nderim edhe per televizionet  e tjera që vatres I rezervuan kohë  dhe e transmetuan veprimtarine e saj në çdo shtepi shqiptare.

Sa e sa herë  Vatra u bë  streha e gjuhës shqipe ku  kultivohej gjuha jonë  shqipe.Po a ka gjë më historike sesa kur fëmijë 10-vjeçarë prekin nga afër këtë institucion 110 vjeçar?! E pra qindra fëmijë e kanë vizituar vatren në këto vite, janë ulur në ato tryeza, kanë shkruar , lexuar dhe komunikuar shqip, aty janë zhvilluar seminare mbi metoda e metodologji të mesimit të shqipes sepse besuan se Vatra e ka të shenjtë gjuhën shqipe po aq sa historinë, flamurin , lirinë  e vendeve tona nga ne vijme.

Vatra I ftonte shqiptaret bujare të dhuronin kur kandidonte Mark Gjonaj, Suzan Shkreli, kur festohej dielli, kur Shqipëria dhe Kosova renkonte nga genocide, termeti ,gjithçka  bëhej  transparente nga i ndjeri dhe i nderuari Dalip Greca në  gazetën mbishekullore Dielli.

Do të mbetet i paharruar viti i  Konices në Vater ( 2016 – ta mos gabohem) ai set referencash dhe komunikimesh me ikonat e gazetarise si: Elez Biberaj, Ilir Ikonomi, Frank Shkreli, formati  i të cileve i dha vatres së ketij shekulli permasat e një institucioni që të gjithë duan ta vizitojne , të promovojne veprat e tyre, veten , miqtë .

Sepse vatra keshtu na mesoi që tja ruajme historinë duke respektuar kontributet e cdo njerit Jetëgjatësia e saj na mësoi të mos i fryjmë zjarrit të urrejtjes, as atij të përçarjes ndaj Misioni i Vatrës  është i përjetshëm , do të referonte sot edhe  ish -kryetari i saj Asllan Bushati.

Po po. Misioni u Vatrës do mbetet i përjetshëm përsa  kohë në vendin tonë amë  ende mungon liria, drejtësia, demokracia.​