Marin Henze akuza Juri Kim: Si person mbani një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë për këtë situatë

369
Sigal

Këshilltati i CDU-së gjermane Martin Henze, ka reaguar ndaj reagimit në Tëitter të Ambasadores Amerikane Yuri Kim për protestat e sotme.

Henze ka hedhur akuza në drejtim të ambasadores Kim, duke i kujtuar se ajo si person mban një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë për këtë situatë.

Postimi i plotë i Martin Henzes në Twitter:

Ambasador, ju si person mbani një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë për këtë situatë dhe ne jemi thellësisht të shqetësuar në SHBA dhe Evropë për përfshirjen tuaj. Kjo është e dëmshme.

Image

Reagimi i Juri Kim në Twitter:

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.

Image