Margarita Xhepa në spital, Presidenti Meta i shfaqet surprizë me një tufë lule

567
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë një vizitë surprizë në spital, aktores së madhe të kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa, me rastin e ditëlindjes së saj.

Margarita Xhepa mbush sot më 2 prill, 85 vjeçe, por ditëlindja e ka gjetur të sëmurë dhe po merr trajtim tek Spitali Amerikan.

Në fotot e publikuara, Presidenta Meta ka vënë shënimin:

‘Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa.

I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike.’