Manjani : Rregullorja e re e policisë shkel të drejtat e njeriut

277
Sigal

Personat që kanë tatuazhe në pjesët e dukshme të trupit dhe duan të bëhen pjesë e radhëve të Policisë nuk do të pranohen më kurrë. Është ky një nga ndryshimet e bëra në rregulloren për aplikantët, që duan të garojnë për t’u bërë pjesë e policisë.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, thotë se asnjë pikë në ligjin aktual nuk e pengon garimin e kujtdo, që ka tatuazhe në trup për t’u bërë pjesë e Policisë. Rregullorja e re shtoi Manjani është veprimi i paligjshëm dhe si e tillë nuk mund të aplikohet.

”Asnjëra nga pikat e ligjit nuk kërkon të mos ketë tatuazhe. Kush guxon të dalë mbi këtë ligj, drejtori i policisë, drejtori i akademisë, drejtori i qeverisë. Kushdo që guxon të dalë mbi këtë ligj është veprim i paligjshëm. Ajo rregullore shumëzohet me zero dhe hidhet në koshin e plehrave në kuptimin ligjor të fjalës”, tha ai.