Manipulimi i sondazhit për ministrat, test për votimin elektronik

96

Sondazhi online për vlersimin e ministrave, punën e tyre dhe sa të njohur janë nga opinion publik është shoqëruar me një incident të rëndë.  Nga totali prej 348,712 votave, rezultojnë se 307,864 vota janë të manipuluara, dhe vetëm 40 848 vota reale. Ky sondazh është edhe  një këmban alarmi se si mund të manipulohen votat e qytetarve dhe emigrantëve në rast të një votim elektronik. Ja ministri më i votuar dhe ata që nuk gëzojnë simpatinë e qytetarëve

 

Nga totali prej 348,712 votave, rezultojnë se 307,864 janë vota të manipuluara. Blendi Çuçi, ministër i  votuar nga qytetarwt.

Ja si e manipuluan sondazhin ministrat e Qeverisë

Emisioni Opinion ka bërë një pyetje se cili është ministri më i njohur i qeverisë. Madje moderatori i saj Blendi Fevziu e kishte titulluar emisionin e mbrëmies së djeshme “ Sa i njohin shqiptarët ministrat? Pyetjet janë bërë në rrugë nga gazetarët dhe online u hap një sondazh tek i cili njerëzit mund të votonin për ministrin që ata mendojnë se është më i njohuri.Një incident ka ndodhur me sondazhin online pasi ka rezultuar se disa për disa ministra votat kanë qenë të manipuluara. Nga totali prej 348,712 votave, rezultojnë se 307,864 janë vota të manipuluara, dhe vetëm 40 848 vota reale. “Ne duam të zgjidhim votimin në Shqipëri, këtu vjedhin edhe në elektronikë që lë gjurmë dhe jo më aty ku s’lë gjurmë” tha me ironi drejtuesi i emisionit.Preç Zogaj tha se kjo është një gjë e turpshme dhe se nëse verifikohet, duhet mbajtur qëndrim nga personat përgjegjës.“Ky është turp padiskutim. Nëqoftëse kjo verifikohet duhet mbajtur qëndrim se kjo është gjë e turpshme. Në qoftëse provohet ai që e ka bërë, ka trafikuar ka blerë ka hyrë. Kjo tregon që shumica e atyre miteve klikimeve qenka legjendë”Por çdo të thotë votë totale dhe votë reale? Si mund të manipulohen votat në një sistem online? “Çdo kompjuter ka një IP, ka një numër identifikimi i cili është si shasia e një makine. Votat reale janë IP të regjistruara në një kompjuter real. Votat e manipuluara janë IP që nuk janë reale. Ato quhen “Proxy” janë numra të cilat mund ti marrësh dhe mund ti identifikosh në një kompjuter. Mund të marrësh 100 mijë IP identifikuese vetëm në një kompjuter të cilat blihen në sisteme në palë të treta. Sa më i zoti të jetë manipuluesi aq më i shtrenjtë është Proxy. Një ip Proxy mund të jetë një kompjuter në SHBA, ishujt Fuji, Haëai etj”, tha eksperti i IT, Gentian Progni. Ministri i vetëm që gëzonte popullaritet real në qeverinë Rama 2 ishte Blendi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërsa ministrat që nuk gëzonin popullaritet ishin ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni, ministri Brendshëm Sandër Lleshi dhe ministrja koordinatore mes Parlamentit dhe Qeverisë Elisa Spiropali.  Një tjetër pyetje interesante që pati edhe një reagim të madh nga qytetarët kishte të bënte me faktin nëse “Ministrat duhet të jenë Teknik apo të përzgjedhur nga partia në mënyrë Politike”. Edhe në këtë sondazh votimi masiv i qytetarëve ishte shprehje e pakënaqsisë për situatën ku jetojmë ,por edhe e personave inekzistent në këtë qeveri. Përfundimisht votimi kishte këto rezultate; Pro ministrave  Teknik 81%, Pro ministrave Politik 19%.

Ky sondazh përtej pasqyrës reale të ministrave që na drejtojnë ishte edhe një provë e madhe se si një qeveri mundet të manipulojë votën elektronikë ,çka përbënë një këmban alarmi për pasigurinë që mund të ndodhë në rast të një votimi të tillë në zgjedhje të përgjithshme apo lokale. Llogjika ta thotë se kur këta ministra arrijnë të “manipulojnë” votën nëpërmjet metodave të sofistikuara në sistemin elektronik, në  një emision televiziv, llogarite se çmundë të ndodhë dhe kush i jepë garanci qytetarit brenda vendit dhe sidomos emigrantëve shqiptar që ndodhen kudo në botë. Dhe jashtë vendit qytetarët me të drejtë vote kapin shifrat e gati 1 milion votuesish.

Ministrat e Ramës kapen duke vjedhur manipuluar për sondazhin në “Opinion”. Vasili: Rama, drejtor i Shkollës së Hajdutëve

Në emisioni “Opinion” u prezantua një sondazh për popullaritetin e ministrave të qeverisë “Rama”. Por rezultati i votimit nxori në pah një fakt skandaloz. Sipas inxhinierëve elektronikë që ka kanë kryer sondazhin rezultoi se një pjesë e votimeve online ishin të manipuluara nga stafet e ministrave të Edi Ramës.Lidhur me skandalin e manipulimit të votimeve online, Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili shprehet se me këtë kabinet që vjedh votat, Edi Rama duhet të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shkollës së Hajdutëve!“Ministrat e Rilindjes manipulim kolosal votash! Edi Rama të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shkollës së Hajdutëve! Këta ministrat e paturp të Edi Ramës manipulojnë e vjedhin vota me qindra mijëra. Shikoni votimet ne emisionin Opinion. Mbi 300 mije vota të gënjeshtra FAKE”,- shkruan Vasili.