Manastirliu: Mjekët Skënder Brataj e Andi Koraqi shërohen nga koronavirusi

310
Sigal

Një lajm i mirë vjen nga dy mjekët, Andi Koraqi dhe Skënder Brataj, të cilët tashmë janë shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu.

Ajo pohoi se përgjatë 24 orëve janë shëruar katër mjekë, ndërsa në total 36 personel mjekësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Lajme të mira për stafet mjekësore.

Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga #COVID19.

Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit. Deri tani 36 personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19.

248 pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me #COVID-19

#FORCA