Maliq/ Momenti kur makina shpërthen pasi ishte furnizuar me gaz

230
Sigal

Janë publikuar pamje të reja të incidentit të rëndë të ndodhur këtë mëngjes në Maliq, kur një makinë në lëvizje shpërtheu pak sekonda pasi ishte furnizuar me gaz.

Në video duket makina që pasi është furnizuar, nis të largohet nga pika e karburantit dhe pasi kishte përshkruar pak metra, shpërthen në flakë. Dy personat që ishin brenda saj arrijnë të dalin pas disa sekondash.

Policia tha se të dy të plagosurit ishin dërguar në spital për mjekim.

Video Player

00:52
01:25

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të lënduarit. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.