Mali i Zi/ Koronavirusi prek dy persona në shtetin fqinj

455
Sigal

Mali i Zi që ishte ndër vendet e pakta të pa infektuar nga koronavirusi, ditën e sotme autoritetet kanë raportuar se dy qytetarë malazezë infektohen me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri, Dushko Markoviq. Mali i Zi ka qenë vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që deri më tani nuk ishte prekur nga koronavirusi.

Kujtojmë se sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins deri më 17 mars, në gjithë botën janë konfirmuar 185,067 raste me koronaviusin e ri.

Mbi 80,236 të infektuar janë shëruar, ndërkaq të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, janë mbi 7,330 persona.