Malësia e Madhe e paprekur nga Covid-19

370
Sigal

Për çudinë e të gjithëve, në Malësinë e Madhe nuk ka të prekur nga Covid-19, edhe pse qyteti  ndodhet mes dy vatrave të rrezikshme siç është, Tuzi dhe Shkodra.

Sipas epidemiologeve, rol të rëndësishëm kanë luajtur zbatimi i masave të marra dhe fakti se rreth 90% e banorëve të Malësisë së Madhe jetojnë në shtëpi private duke krijuar automatikisht një distancim fizik me të tjerët.

Kryetari i bashkisë, Tonin Marinaj, thotë se pavarësisht masave që janë marrë, menaxhimi i situatës nuk do të ishte i mundur pa sensibilizim e qytetarëve. Banorët shprehen se kujdesi për veten duhet të jetë primar por ata vlerësojnë edhe kushtet klimaterike të zonës.