Makina përplas motorin në Tiranë, një i lënduar

221
Sigal

Pasditen e së premtes, një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet tek Komuna e Parisit.

Sipas informacioneve, një automjet ka përplasur një motor e për pasojë i lënduar ka mbetur drejtuesi i këtij të fundit.

Nga pamjet e siguruara nga Abcneës.al shihet drejtuesi i motorit i cili ndodhet në tokë ndërsa qytetarët e rastit i japin ndihmën e parë.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende.