Në aksin rrugor Tiranë Fushë-Krujë saktësisht në fshatin Tapizë ka ndodhur një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një personi.
I plagosur sipas burimeve të para ka mbetur drejtuesi I motoçikletës, Bujar Selmani 37 vjeç i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës.
Policia bën me dije se automjeti tip Toyota me drejtues shtetasin I. Xh.,56 vjeç është përplasur me një motor pa targa, me drejtues shtetasin B.S., ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit të fundit, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
“Më date 20.05.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Tapizë, automjeti tip Toyota me drejtues shtetasin I. Xh.,56 vjeç është përplasur me një motor pa targa, me drejtues shtetasin B.S. I cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi I Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”