Makina përfundon në argjendari/ 5 të plagosur, midis tyre dy shqiptarë

249
Sigal

Pesë veta kanë pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur në Aarau të mërkurën, në orën 17.20.

Makina Mercedes, e drejtuar nga një shtetas afgan, 19 vjeçar, po lëvizte me shpejtësi të rritur, raportojnë dëshmitarët okularë, shkruan 20minuten.ch.

Aksidenti ka ndodhur pasi shoferi në fjalë ka humbur kontrollin mbi makinën e tij Mercedes-Benz CLA tj në qendër të qytetit Aarau, transmeton albinfo.ch.

Rezultati: pesë persona të lënduar lehtë dhe një dëm i madh material i shkaktuar.

Aksidenti ka ndodhur pas një shiu të madh, sipas policisë së kantonit Aargau.

Në të njëjtën kohë, një  vajzë 18-vjeçe që po ngiste makinën VW Golf ka dalë nga një rrugë anësore në rrugën që kishte ngritje të madhe.

19-vjeçari është shmangur nga e majta pasi nuk mundte të ndalej më, trasnmeton albinfo.ch.

Kështu, ndodhi përplasja anësore mes dy makinave. 19-vjeçari pastaj ka kaluar kryqëzimin e rrugës dhe ka goditur me forcë të madhe fasadën e një dyqani argjendarie.

Përveç shoferit, në Mercedes ishte një bashkë-shofer 20-vjeçar dhe dy vajza të moshës 17 dhe 18 vjeçe. Bëhet fjalë për një afgan (përveç shoferit), një suedeze dhe një kosovare.

Ndërsa 5 veta, përfshirë shoferen kosovare të VË, janë dërguar në spital për kontroll.

Mercedesi është shkatërruar rëndë. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi arrin në mbi 100,000 franga, përcjell albinfo.ch. Shoferi i Mercedesit është paditur dhe është detyruar të dorëzonte patentën e shoferit që e kishte marrë në provë.