Makina ngec mes dy kamionëve, aksident i frikshëm në Tiranë-Durrës

120
Sigal

Një aksident ka ndodhur në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Nga raportimet mësohet se shkak i aksidentit ishte manovrimi i gabuar në krah të kundërt.

Një automjet i vogël ka ngecur mes 2 kamionëve të tonazhit të rëndë, shoferët e të cilëve kanë bërë përpjekje për ta shmangur rrezikun e jetës së pasagjerëve në mjetin e vogël me ngjyrë të bardhë.

Mjeti është bllokuar makina mes dy kamionëve.

Ndërkohë pritet mbërritja e grupit të policisë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e këtij aksidenti.