Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në qendër të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Qemal Stafa’ pranë rrugicës së banjës së vogël në qytetin e Shkodrës.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë së Shkodrës.
Nuk dihen ende arsyet e këtij zjarri, por nga të dhënat e para raportohet për një shkëndijë elektrike
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të regjistruar në Shkodër.






















