Makina luksoze del nga rruga në Lezhë, shkrumbohet nga flakët

501
Sigal

Një automjet luksoz tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit.

Nga aksidentit fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit ka dalë para se makina me benzinë të përfshihet nga flaket.

Shpejtësia dhe lagështira në rrugë dyshohet të jetë bërë shkak për aksidentin.