Makina e bardhë bëhet “shoshë” nga plumbat, autorët ikën në drejtim të Fushë-Krujës. Dinamika nga atentati me 1 viktimë dhe 1 të plagosur në Rinas

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me atentatin që ndodhi sot në afërsi të Rinasit, që thuhet se i ka marrë jetën një personi dhe një tjetër është plagosur.

Viktimë dyshohet të jetë shoferi, ndërsa pasagjeri është plagosur.  Një automjet është sulmuar me armë nga një tjetër automjet, që ka qenë në lëvizje.

Nga verifikimet paraprake, që kanë bërë agjentët e policisë, thuhet se automjeti i autorëve ka shkuar në drejtim të Fushë-Krujës.

NOA