Makina del nga rruga, plagoset pasagjerja në Durrës, pranga shoferit

298
Sigal

Drejtuesi i një mjeti është prangosur në Durrës, pasi ishte i dehur në timon dhe shkaktoi aksident, duke lënë të plagosur pasagjeren që kishte në makinë.

Policia e Durrësit bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin I. Sh., 51 vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet 51-vjeçari.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në vijim të punës për ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

I. Sh., 51 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/litër, mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në mjet, shtetasja Dh. M., e cila pasi ka marrë mjekimin është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.