Makina del nga rruga, humb jetën shoferi 33-vjeçar në Tiranë

237
Sigal

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur gjatë natës në Tiranë.

Policia bën të ditur se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, 33-vjeçari i identifikuar me iniciale R.K.

“Rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”-thotë policia.

Kujtojmë që për shkak të pandemisë në vendin pas orës 22:00 është i ndaluar qarkullimi, me përjashtim të rasteve emergjente.