Një tjetër aksident ka ndodhur në “Rrugën e Kombit”, në segmentin Milot-Rreshen, në dalje të Rubikut.
Një automjet ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një mur.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë u shënua në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë me tre të plagosur.