Makina del nga rruga dhe përfundon në arë, lëndohet shoferi në Lezhë. Pamjet nga vendngjarja

66
Sigal

Një tjetër aksident është regjistruar paraditen e sotme në Lezhë. Një automjet ka dalë nga rruga në autostradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Dajçit, duke përfunduar në një arë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.