Makina aksidenton 13-vjeçarin në bulevardin “Nënë Tereza”, Policia arreston drejtuesin e mjetit

99
Sigal

Një 13-vjeçar është përplasur me makinë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin ‘Nënë Tereza’. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, një 28-vjeçar me banim në kryeqytet. Mësohet se i mituri ndodhet në spital e është jashtë rrezikut për jetën.

“B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”-njofton Policia.