Magazina me bojra përfshihet nga flakët në Zhupan të Fierit

290
Sigal

Një magazinë me bojra është përfshirë nga flakët mesditën e sotme (9 korrik).

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Azotiku, në fshatin Zhupan të Fierit.

”Sot rreth orës 13:30, në zonën e quajtur “Azotiku”, në një makazinë me bojra të marrë me qera nga shtetasi E.H, ka rënë zjarr”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, megjithatë dëgjohen shpërthime të vazhdueshme dhe flakët kanë kaluar dhe te pjesa e tokave përreth.

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja e cila po punon për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.