Lushnjë/ Flakët përfshijnë një sipërfaqe pylli, zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë

203
Sigal

Vazhdojnë zjarret ne rrethin e Lushnjës.

Ditën e sotme një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Gjyshaj të njësisë administrative Ballagat. Sipas banorëve zjarri ka ardhur nga një toke djerr dhe me pas ka përfshirë një sipërfaqe pylli si dhe dru frutore. Fillimisht e kanë qenë vetë banorët e zonës të cilët me mjete rrethanore kanë ndërhyrë për fikjen e flakëve.

Ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e vështirë pasi terreni nuk ishte i favorshëm. Për banoret kjo periudhë është e rrezikshme për ta pasi zjarret shpesh herë dalin jashtë kontrolli duke rrezikuar dhe banesat. Zjarri i sotëm është i dyti pasi ditën e djeshme një zjarr i fuqishëm ra ne fshatin Manasufaj ku një sipërfaqe me ullinj u shkrumbua ku u rrezikuan dhe disa banesa. Për këte zjarr policia arrestoi një person pasi akuzohet se kishte vënë zjarrin për djegien e mbeturinave në token e tij por flaket i kishin dalë jashtë kontrollit.