Lushnjë/ Emergjencat dërgojnë helikopterë për shuarjen e zjarrit që rrezikon Ardenicën

540
Zjarri i rënë paraditen e së dielës në kodrat e Kolonjës në Lushnje, po rrezikon zonat e banuara. Zjarri nisi rreth orës 11 dhe është përhapur me shpejtësi. Emergjencat civile kanë nisur zjarrfikës dhe ushtarë në ndihmë ndërsa janë vendosur në gatishmëri helikopterët VIVA, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Zjarrit nuk iu kushtuar rëndësi fillimisht pasi po digjej një parcelë me mbetje të thata, por ndihmuar nga era e fortë flakët dogjën mijëra pisha në pyllin e Kolonjës duke iu afruar antenave të transmetimit si dhe banesave dhe lokaleve të shërbimit. Për shkak të mungesës së rrugës, shërbimi i zjarrfikësve nuk ka mundur të mbërrijë në vatrën e zjarrit dhe në ndihmë ka ardhur helikopteri VIVA që ka punuar për izolimin e flakëve. Helikopteri ka ardhur në ndihmë të banorëve që me mjete rrethanore janë munduar të mbrojnë banesat në afërsi të vatrës së zjarrit.
Sigal