Lundrimi në internet, rreth 52% e shqiptarëve preferojnë telefonin në raport me kompjuterin

596
Pjesa më e madhe e shqiptarëve preferojnë të lundrojnë në internet duke përdorur telefonin celular. Të dhënat e bëra publike nga një platformë online ndërkombëtare, Gjeneruesi i Statistikave, tregojnë se të paktën 51.47% e shqiptarëve preferojnë të përdorin internetin përmes celularit, ndërsa 45.95% e orëve të qëndrimit online bëhen nga kompjuteri. Platforma online ka mbledhur të dhënat duke u fokusuar tek orët totale të kaluara në internet, në një faqe të caktuar dhe mjeti nga bëhet aksesimi. Ndërkohë vetëm 2.5 për qind e shqiptarëve kanë preferuar që të lundrojnë në internet përmes tabletit. Statistikat e përpunuara i përkasin një periudhë 12 mujore nga gushti 2016 deri në gusht 2017. Numëruesi i Statistikave është një platformë ndërkombëtare që ofron kundrejt pagesës të dhëna për bizneset e interesuara për tu informuar se cilat janë rrjetet sociale me më shumë klikime, apo se ku kalohet koha më e madhe online, si dhe cilat janë markat dhe sistemet që preferohen në treg.
Sigal