“Lufta” për të thyer herësin në listat e partive, ja sa vota i duhen Boçit, Kapllanaj dhe Fatmir Xhafaj

256
Sigal

Ndërsa subjektet politike e kanë përfunduar betejën e tyre elektorale, vijojnë “ethet” e kandidatëve, kryesisht atyre që nuk kanë qenë në vende të pasigurta për të thyer herësin e listave të partive dhe për të qenë deputet në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga KQZ, Luçiano Boçit në Elbasan i nevojiten edhe 922 vota për të thyer listën e PD. Ndërkohë që kanë mbetur edhe 85 kuti për numërim.

Agron Kapllanaj në Fier i nevojiten edhe 1949 vota për të thyer listën e PD. Kanë mbetur edhe 195 kuti.

Ndërsa Fatmir Xhafajt në Tiranë i nevojiten edhe 2766 vota për të thyer listën e PS. Kanë mbetur edhe 795 kuti për numërim.