Lufta/ Kievi zgjohet nga shpërthimet e fuqishme, Zelensky: Ushtarë rus, dorëzohuni

170
Sigal

Disa shpërthime u dëgjuan mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Një ndërtesë banimi raportohet se është qëlluar dhe djegur.

Sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital.

Në një video-adresim të postuar në mediat sociale, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse që të dorëzohen.

“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse u dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, tha Zelensky.