Luan Rama/ U prehsh në paqe Shyq Alushi i Shkodrës

582
Sigal

Zv.Kryetari i LSI-së Luan Rama me anë të një postimi në Facebook në lidhje me ndarjen nga jeta të “Artisit të Merituar” Shyqyri Alushi.

Rama është shprehur se Shyqyri Alushi sot nuk jeton më, por jeton korrupsioni dhe babëzia shtetërore, jeton mafia e ilaçeve që vret ditë pas dite si dëshmia më tragjike e krimit shtetëror.

Postimi i plotë:

Ndahet nga jeta “Artisti i Merituar” Shyqyri Alushi!

U përpoqa me sa munda, por askush nuk më dëgjoi! Nuk ia dola t’a ndihmoja dot këngëtarin zëëmbël, që në një jetë me këngë, na fali dashurinë e shpirtit të tij!
Në mbi dy javë që këngëtari i papërsëritshëm i këngës popullore qytetare shkodrane Shqyqyri Alushi qëndroi në spitalin e Shkodrës, asnjë zyrtar nuk dënjoi të paktën të interesohej për të. E lanë të braktisur në labirinthet mes shëndetësisë “falas” dhe indiferencës shtetërore!
Shyqyri Alushi sot nuk jeton më, por jeton korrupsioni dhe babëzia shtetërore, jeton mafia e ilaçeve që vret ditë pas dite si dëshmia më tragjike e krimit shtetëror!
U prehsh në paqe Shyq Alushi i Shkodrës!
Le të mbetet kënga jote, përjetësi e emrit dhe mirësisë tënde!
Ngushëllime familjes, të afërmve!
Ngushëllime Shkodrës që të deshi e të nderoi aq shumë!