Luan Baçi, kreu i PD Fier: 7 pyetje për kryebashkiakun e emëruar! Abuzime dhe vjedhje në pandemi

79

Janë me qindra familjet fierake në nevojë, që në këtë periudhë të vështireëpandemie, të izoluar, pa punë dhe pa asnjë mbështetje, luftojnë për mbijetesë.

Bashkia Fier tallet dhe i nëpërkëmb, duke u shpërndarë ndihma qesharake, jo më shumë se 4 deri në 5 mijë lek të vjetra dhe këto, janë me shumë ndihma që i mbledh nga biznese dhe shoqata të ndryshme dhe i paraqet si ndihma të bashkisë.

Duke mos harruar asnjëherë, që edhe këto, t’i shpërndajë aty ku jane kushërinjtë, miqtë dhe familjarët e tyre. Nga fondi emergjencave kanë kaluar 250 milione lekë, në dispozicion të qytetarëve, por nuk kanë bërë asnjë transparence.

Disa pyetje per kryetarin e emeruar Armando Subashi

Ku janë shpërndarë këto lekë?

Ku janë blerë produktet ushqimore?

Me çfarë proçedure janë blerë?

Sa pako janë përgatitur gjithsej?

Sa është vlera e një pakoje?

Sa është numri i familjëve që përfituan?

Pse nuk publikon, listën me emra të familjeve, përfituese?

Këto janë pyetjë që Subashi i emëruar i bashkisë Fier duhet t’u japë përgjigje. Bashkia e Fierit është nga bashkitë më të pasura në vend. Taksat e qytetarëve dhe të bizneseve ashtu si janë të detyrueshme për t’u mbledhur nga bashkia dhe i ka mbledhur me shumicë, po kështu, në kohë krize dhe situata jo të zakonta ligji i detyron t’ua kthejnë një pjesë, qytetarëve dhe jo të abuzojnë me to.

Në situata të tilla bashkia, duhet të ndalonte çdo lloj tenderi, prokurime, blerje të vogla, pajisje zyrash, drekra dhe darkra, por edhe lyerje fasadash me bojë të skaduar nga dy dhe tre herë në vit. Bashkia jonë, vazhdon pa ju dridhur qerpiku, të lyeje fasadat e pallateve në qender të Fierit, për herë të tretë, pasi u duhen të justifikojnë ca para për t’i futur në xhepat e tyre dhe në këtë kohë të vështirë, nuk i përdorin këto para për t’u ardhur në ndihmë me qindra familjeve fierake, që janë nën kërcënimin e urisë.

Vazhdojnë me kinoteatrin prej vitesh të tëra tashmë, punojnë dhe vjedhin, abuzojnë dhe mashtrojnë, nuk kanë të ngopur, ndërsa qytetarët fierake vuajnë dhe nuk kanë asnjë ndihmë dhe mbështetje, në këto kohë shumë të vështira për ta. Hani derra pini derra, se një dite do t’i paguani të gjitha.