LSI Durrës në ndihmë të familjeve në nevojë / Kryetarja Kuçi: Qeveri arrogante që nuk jep mbështetje ekonomike

246
Sigal

Kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi së bashku me anëtarët e kryesisë, kanë vizituar disa familje në nevojë në zonën e Nishtullës, ku kanë ndihmuar 20 familje në nevojë. Përmes një postimi në facebook, Kuçi akuzon qeverinë si arrogante, duke thënë se nuk jep mbështetje ekonomike. ”Ky fundvit është periudha më e vështirë që kanë kaluar ndonjëherë banorët e Durrësit. Me mijëra banorë janë të pastrehë, në çadra, kontenierë, dhe kushte ekstreme të mjerueshme ekonomike. Me një qeveri arrogante dhe të papërgjegjshme, pa zemër për banorët e Durrësit, pa ofruar asnjë mbështetje ekonomike për familjet e varfra të cilat sot po vuajnë më shumë se kurrë”,-shkruan Kuçi në facebook.

Postimi i plotë

Sot, së bashku me anëtarë të Kryesisë së LSI Durrës, vizituam disa familje në nevojë në zonën e Nishtullës.
Festat e fundvitit gjejnë me mijëra familje të Durrësit në vështirësi ekonomike dhe kushte mbijetese.

Ky fundvit është periudha më e vështirë që kanë kaluar ndonjëherë banorët e Durrësit. Me mijëra banorë janë të pastrehë, në çadra, kontenierë, dhe kushte ekstreme të mjerueshme ekonomike. Me një qeveri arrogante dhe të papërgjegjshme, pa zemër për banorët e Durrësit, pa ofruar asnjë mbështetje ekonomike për familjet e varfra të cilat sot po vuajnë më shumë se kurrë.

Ndihmat që ofruam sot për 20 familje në këtë zonë janë një kontribut i vogël njerëzor, por e mira më e madhe që do i bëhet banorëve të Durrësit do jetë largimi më 25 prill që do i bëjmë përgjithmonë sektit të “Rilindjes,” shkaktares së këtij rrënimi dhe mjerimi të madh ndaj Durrësit tonë.