Lotaria Amerikane/ Me Donald Trump president, a do të pranohen më shqiptarët në Amerikë? Ja si përgjigjet konsulli

449
Sigal

Deklaratat
e Presidentit të sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump gjatë fushatës dhe
premtimet e tij për zgjedhësit për eliminimin e emigracionit kanë sjellë jo pak
pakënaqësi dhe shqetësim edhe për shqiptarët.

Një
numër i madh qytetarësh kanë aplikuar lotarinë amerikane dhe nuk e dinë nëse do
të vijojë politika amerikane për pritjen e tyre.

Por të
gjitha dyshimet i ka shuar konsulli amerikan në përgjigjet e së enjtes në faqen
e ambasadës së SHBA-ve në Facebook. Ndërsa një qytetar e ka pyetur nëse do të
pranohen emigrantë shqiptarët tani që Donald Trump është president i USA,
përgjigjja ka qenë pohuese.

Qytetari: Përshëndetje! Kisha një pyetje. Tani që Donald Trump është
president i USA, a do të pranohen më emigrantë shqiptarë në Amerike, flas për
ata që tashmë kanë aplikuar në lotari dhe që mund të rezultojnë fitues?
Faleminderit paraprakisht!

Konsulli: Sigurisht që do të pranohen./BW/