Lorenc Hoxha, Shqiptari me tumor në kokë lë spitalin anglez, do trajtohet në Shqipëri

828
Lorenc Hoxha, i riu shqiptar me tumor në kokë do të lërë spitalin ‘Royal Victoria’ në Angli për të vijuar trajtimin në një spital këtu në Shqipëri.
Lajmin e kanë bërë të ditur për mediat angleze stafi drejtues i spitalit. Trajtimi mjekësor i të riut kaloi nëpër disa perifeci.
Ndërsa ishte futur ilegalisht në tokën angleze, 27-vjeçari do të arrestohej nga policia e Emigracionit me 6 qershor, duke anulluar kështu operacionin.
Katër ditë më vonë ai do të linte qelitë e burgut, për tu shtruar sërish në spital.
Hoxha i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe mjekët e këtij spitali thonë se pacienti nuk ka nevojë për ndërhyrje urgjente edhe pse me një diagnozë të rëndë. Një spital në Shqipëri mësohet se ka marrë përsipër trajtimin shëndetësor të tij.
“Zotëria është në gjendje të qëndrueshme dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Pas shqyrtimit të gjendjes së tij nga një ekip i specializuar mjekësh është arritur në konkluzionin se pacienti është i aftë për të udhëtuar drejt vendit të tij si dhe për të marrë trajtim pa qenë nevoja të shtrohet në spital. Një qendër e njohur mjekësore ndërkombëtare në Shqipëri ka treguar dëshirën për të vazhduar për të siguruar kujdes efektiv dhe mbikëqyrjen e mirëqenies së këtij zotërie” thonë mjekët.
Sigal