Lokalet dhe restorantet, gati të rihapen. Ja kushtet që duhet të plotësojnë

516
Sigal

Të gjitha baret dhe restorantet e vendit, nga e hëna do të nisin punën në ambjentet e jashtme. Pronarët e tyre kanë nisur punën për rregullimin e ambjenteve dhe përshtatjen e tyre me kushtet dhe rregullat e reja për të qenë gati për datën 18 maj. Ardian Paravani, inspektor në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, sqaron masat që do të respektohen në çdo subjekt të tillë.

“Një karrige me një karrige tjetër kurriz më kurriz duhet të kenë një distancë minimumi 1 metër”. Për të shmangur transmetimin e virusit nëpërmjet shkëmbimit të parave nga klienti te punonjësi dhe anasjelltas, kërkohet nga të gjitha subjektet që kanë mundësi të përdorin mënyrën e pagesës me kartë.

“Duhet të minimizohen pagesat me cash, të inkurajojmë pagesat me kartë krediti sa është e mundur”. Pavarësisht se ka qenë një periudhë izolimi, ndaj lokaleve që janë hapur ilegalisht nuk kanë munguar gjobat nga ana e Inspektoriatit Shëndetësor.

Nga 12 marsi kur u mbyllën të gjitha aktivitete, inspektimet në terren kanë vijuar me intensitet. ISHSH bën të ditur se deri me 18 prill janë penalizuar 105 biznese, nga të cilat 12 janë restorante, kafene dhe bare. Pas datës 18 janë vendosur dhe 70 gjoba të tjera, 7 prej të cilave për këto lloj subjektesh.