Lojtari i pokerit: Kam parë edhe tavolina me 2 milionë euro në Tiranë, me lojtarë të fortë…

95
Sigal

Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, ishte i ftuar këtë të shtunë një lojtar profesionist pokeri në Tiranë, i quajtur “Big Ben”.

“Ben”, në fjalën e tij, zgjodhi ta konsideronte pokerin si një sport dhe jo si bixhoz.

Ai tha se, ka dëshirë që lojën e pokerit t’ia mësojë dhe vajzës së tij të madhe.

“Unë gocës së madhe kam qejf t’ia mësoj. E ka qejf. Nuk ka luajtur asnjëherë, por edhe nuk kam pasur kohë t’ia mësoj.

S’bëhet fjalë që të kem humbur ndonjë takim të rëndësishëm për shkak të pokerit, apo të mungojë në ngjarje të rëndësishme në familje, pasi nuk jam lojtar i tillë.

Unë kam parë dhe 100 mijë euro në tavolinë, kam luajtur në tavolina të tilla, pavarësisht se jam një lojtar që luaj me shuma të vogla.

Disa herë kam lozur dhe në tavolina të forta në Tiranë. Ka lojtarë të fortë dhe që kanë xhiruar shuma deri në 200 mijë euro. Dhjetë veta, dy milionë euro tavolina”, tha ai.