Loja e qeverisë me Portin e Durrësit po i kushton shtrenjtë arkave të shtetit, Pirro Vengu, 1.3 mln euro për të zgjeruar Portin e Durrësit

141
Sigal

A s´do i jepet arabëve?

 Loja e qeverisë me Portin e Durrësit po i kushton shtenjtë arkave të shtetit. Edhe ato pak para’ që nxjerr porti, nga kontratat koncesionare, të cilat japin një përqindje fitimi, po shkojnë sërish në investime të kota.

Pirro Vengu, drejtori i Autoritetit Portual Durrës, ka filluar të shpenzojë edhe qindarkat e fundit, madje edhe pasi “arabët janë të dera”. Por, megjithëse në fundvitin e kaluar pati fishekzjarre në Durrës, të cilat inauguronin fillimin e punimeve për shndërrimin e portit në një kompleks turistik, ende punimet nuk kanë filluar.

Madje, arabët “janë larguar nga dera”, ndërsa nuk ka një datë apo ditë fikse për fillimin e këtij projekti, që trazoi edhe politikën shqiptare, në lidhje me firmat apo emrat që qëndronin pas arabëve.

Nga ana tjetër, Porti i Durrësit, apo më saktë drejtori i tij, Pirro Vengu, ka hapur dhjetëra procedura për transferimin e portit në Porto Romano. Janë shpenzuar miliona euro, po sërish ende jemi në fazën e projektimit.

Janë siguruar disa dokumente të vetë Portit të Durrësit, i cili po shpenzon miliona euro, kësaj here për të zgjeruar portin aktual!

Sipas dokumentit të mësipërm, Autoriteti Portual i Durrësit, ka hapur tenderin me objekt “projektim, zbatim – pastrim – rehabilitim i shesheve tranzitore”, ndërsa fondi limit për këtë procedurë është plot 138.800.000 pa TVSH, ose me TVSH rreth 1.3 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, duke e ditur se ai port do të kthehet në një kantier të madh ndërtimi, të paktën sipas projektit të paraqitur nga vetë kryeministri Edi Rama, apo edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Por, arabët nuk po duken gjëkundi dhe Balluku, bashkë me vartësin e saj, Pirro Vengu, po tenderojnë miliona euro për zgjerim. Dy janë mundësitë, ose këto para’ do të shkojnë te firma të caktuara dhe puna nuk do bëhet, ose, arabët janë larguar nga ky projekt! Në dokumente, Vengu ka shkruar se afati për zbatimin e tenderit është 7 muaj nga data e njoftimit të fillimit të punimeve.

Bold bëri një hulumtim të dokumenteve shoqëruese të këtij tenderi, ndërsa në to shkruhet se “një nga investimet që Autoriteti Portual Durrës është edhe rikonceptimi i shesheve tranzitore, shtimi i sipërfaqeve të reja pranë vend ndodhjes së skanerit dhe rehabilitimin i sipërfaqeve të pa shfrytëzueshme”. Sipas tij, me realizimin e këtij investimi, APD kërkon të rrisë të ardhurat që vijnë nga sheshet e pa shfrytëzuar.

“Parashikohet që investimi të kenë impakt pozitiv në logjistikën brenda territorit portual dhe në të ardhurat ekonomike të Auotoritetit” vijon dokumenti, ndërsa saktëson se shërbimi në fjalë prek dy nga zona me të mëdha të pashfrytëzuara. Zonën e parë, në afërsi të rrethrrotullimit të aksit hyrës/dalës kryesor dhe zonën e dytë në afërsi të portës nr.4 (sheshi i ri tranzitor).

Vengu shkruan se projekti parashikon që parkimi TIR të shtohet me sipërfaqe të reja, prishja e gërmadhave të godinave ekzistuese, realizimin e një sipërfaqe për parkim në funksion të zyrave modulare, realizimi i një rruge të re për të lidhur sheshet e jahteve dhe të kantierit detar, si edhe pastrimin dhe rehabilitimin e shesheve ku janë të instaluar depot e vjetra të hidrokarbureve.

Vengu shkruan se sheshi ekzistues është i përbërë nga një sipërfaqe prej 24,400 m2, që përdoret për stacionimin e automjeteve për kryerjen e procedurave të agjensive doganore dhe një pjesë tjetër prej afro 5,800 m2 në shërbim të operacioneve të skanimit sipas boldnews.“Projekti do të parashikojë që sheshit do t’i shtohet një sipërfaqe pak më e madhe se 9,000 m2. Kjo sipërfaqe e re, duke u integruar në parkimin ekzistues TIR do të bëjë që ky parkim të përdoret jo vetëm si parkim afatgjatë për kamionë por edhe për parkim ditor”,- shkruan Vengu, madje “afatgjatë”. Tani, Porti i Durrësit, i është dhënë arabëve apo do të vijojë të mbesë i tillë? Dhe, nëse ka dështuar kjo marrëveshje, përse nuk është bërë publike?!